Kompensimi i faturave të veriut: KEDS nis korrigjimet, ZRrE s’i çon udhëzimet (VIDEO) NULL NULL 25.04.2026 20:27 25.04.2026 20:27 As pas dy vjetësh, askush nuk po e zbaton vendimin e Kushtetueses për t’i kthyer cent më cent mbi 40 milionë euro që kosovarët i paguan për faturat e serbëve në veri gjatë 2012 – 2017. Sipas ish-Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, që e inicioi vetë këtë procedurë, moskompensimi është cenim i rendit juridik. AI thotë se kthimi i mjeteve duhet të fillojë pa vonesë, ndërsa përgjegjësit për këtë zvarritje duhet të bëhen të ditur. KEDS, nga ana e saj, konfirmon se korrigjimet kanë nisur, por udhëzimet shtesë nga ZRrE-ja mbeten ende në pritje. Nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, pos ZRrE-së, me faj e lënë edhe ekzekutivin qendror. Kronika më poshtë sjell detaje: