Komiteti Olimpik me kërkesa të veçanta për Kosovën dhe Serbinë NULL NULL 01.09.2018 19:53 01.09.2018 19:53 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), do t`u kërkojë organizatave sportive të konsiderojnë me kujdes ndarjen e ngjarjeve për Serbinë dhe Kosovën, pas tensioneve të gjata politike dhe sportive midis fqinjëve ballkanikë. Bordi ekzekutiv i trupit olimpik mori vendim të enjten pasi ekipi kombëtar kosovar i karatesë u ndalua të hynte në Serbi, e cila ishte nikoqire e kampionatit evropian në muajin maj. Zëdhënësi i IOC, Marc Adams, u shpreh se trupat ndërkombëtare të qeverisjes sportive duhet të jenë të vetëdijshëm se një kampionat në cilindo vend mund të ballafaqohet me probleme. “Situata politike midis Serbisë dhe Kosovës e bën jashtëzakonisht të vështirë në praktikë për të dyja vendet, që të presin ngjarje ndërkombëtare sportive që përfshijnë atletët nga të dyja vendet” u shpreh Adams në një deklaratë pas një takimi të bordit të IOC. Dy disiplinat sportive boksi dhe peshëngritja, mbetën të pasigurta për pjesëmarrjen në Lojërat e ardhshme Olimpike pas vendimeve të vonuara për disa muaj. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, gjermani Thomas Bach dhe anëtarët e tjerë të bordit qëndruan në këmbë për një minutë në nderim të 100-vjetorit të ditëlindjes së Nelson Mandelas para mbledhjes së bordit ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lozanë.