Komisioni e lë për të martën shqyrtimin e kandidatëve për KPM-në (VIDEO) NULL NULL 10.04.2026 12:31 10.04.2026 12:31 Komisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së ka vendosur që procesi të shtyhet deri të martën. Shtyrja është bërë pasi, administrata ende nuk ka përfunduar shqyrtimin e CV-ve të kandidatëve që kanë aplikuar, ka njoftuar gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri që po përcjell mbledhjen nga afër. Kryetari i komisionit ka propozuar që deri të martën kandidatët që nuk kanë pasur mundësi t’i kompletojnë dokumentet, ta bëjnë këtë brenda këtij afati. Ndërkohë, nga AAK-ja është propozuar që ky proces të përfundojë deri të martën dhe në rast të kundërt, kandidatët që nuk i plotësojnë dokumentet të largohen nga lista.