Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komediani e quan Trumpin “thes gënjyes mu***” (VIDEO)

NULL NULL
16.04.2017 11:39

Aktori dhe komiku i famshëm amerikan Louis C.K. ishte i ftuar në emisionin “Late Show” të Stephen Colbert, ku ndër të tjera në intervistë e quajti presidentin amerikan si “thes gënjyes mu**”.

donald-trump_3372655b

C.K. kishte qenë kritik i Trumpit edhe më herët, ndërsa i pyetur nga Colbert nëse perceptimi i tij ndaj presidentit aktual kishte ndryshuar, ai kishte thënë:  “Tani nuk mendoj që ai nuk është aq i thellë sa kisha menduar se është. Mendoja që ai është një lloj i ri ligësie. Por ai është veç një thes gënjyes mu**”.

Louis C.K. radhitet si komediani i katërt më i mirë i të gjitha kohrave sipas revistës Rolling Stone, dhe mori pjesë në emisionin e Colbertit për ta promovuar performancën e tij speciale në Netflix më 2017, e të cilës iu dha premiera të martën.

lajme të ngjashme