Komandant Remi i rikthehet garës për deputet me PDK-në NULL NULL 08.05.2026 19:12 08.05.2026 19:12 Rrustem Mustafa – Remi, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë. Kjo u konfirmua nga ish-deputeti i kësaj partie, Artan Behrami. “Rikthimi i Rrustem Mustafës në listën e PDK-së është një shenjë e rikthimit tonë edhe në Llap, Gollak dhe mbarë Kosovën. Remi e meriton votën e votuesve tanë, jo vetëm për rolin e tij në luftë, por edhe për qasjen përbashkuese në liri. Por, mbi të gjitha, e meriton votën tone për qëndrimin dinjitoz dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së”, shkroi Behrami. Komandant Remi ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë 2007–2010, gjatë së cilës legjislaturë u shpall pavarësia e Kosovës. /Klankosova.tv