Zbythja e vonuar e Edi Ramës dhe ndjesa e tij e pamjaftueshme 123 string(11) "Artur Zheji" string(66) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2018/07/Artur-Zheji-1.jpg" nga Artur Zheji 06.04.2018 17:49 06.04.2018 17:49 Keqkëshillimi nga ana e ministrave të vet të babëzitur dhe arroganca e tij kryeministrore arriti një pikë që zotëria e tij nuk e parashikonte. Sepse kur kritikët e tij mediatikë e paralajmërojnë, kryeministri sheh dhe “zbulon” prapaskena konspirative komplotesh dhe kundërsulmon me fjalorin e tij të varfër që përmblidhet në fjalët: Llum, kazan, shpifje… I rrethuar nga ata rrufjanë, që i flasin në vesh apo në avujt e verës së shtrenjtë darkave të pasura, pikërisht ato fjalë që ai ka dëshirë të dëgjojë, pavarësisht se nuk përputhen aspak me të vërtetën, kryeministri është shkëputur nga realiteti. Të dëgjosh vetëm “fjalët e ëmbla” të servilëve që ta ka ënda t’i dëgjosh është një sëmundje e vjetër e pushtetarëve shqiptarë, kur majmen për vite të tëra me pushtet dhe kur kanë krijuar ditë mbas dite e vit mbas viti një vetëbesim të tepruar te vetja e tyre. Te pagabueshmëria e rreme, që duartrokitet nga kori i interesaxhinjve apo frikacakëve të shumtë të oborrit kryeministror. Kështu ndodhi edhe me kryeministrin e radhës, pasionant i madh pas parelinjve të këtij vendi, mjaft prej të cilëve i ka prodhuar vetë, që kur ishte kryetar Bashkie në Tiranë e më pas. Pas 31 Marsit Kuksian, ai provoi të kundërsulmojë, por trimëria dhe gafurrja prej bossi, i mbajti veç 24 orë. U zbyth “Kryeministrua”, sepse pa si avulluan servilët dhe lexoi tmerrin dhe panikun në sytë e miqve të tij të rremë, zhvatës të favoreve kryeministrore dhe puthadorë milionerë. Dhe doli “Kryeministrua”, në Kuvend e në ekrane televizive, fare pa teklif dhe pa kurrfarë fytyrëskuqje dhe u kërkoi kukësianëve falje, një herë, tre herë, dhjetë herë… Duke shënuar kështu një “Zbythje” të re, të mençur, dinake dhe hileqare njëkohësisht, me qëllim ndarjen e protestës popullore nga Opozita, që kalëroi më me shpejtësi se sa duhej demin e tërbuar të revoltës… Në logjikën e tij politike bëri mirë, por zjarrndezësi që bëhet sa herë duhet edhe zjarrfikës, është i njëjti person gjithmonë, mjerisht personazh i një telenovele të konsumuar pushteti. U bëre sinqerisht i lodhshëm o Ed Rama, me këto përsiatje sa para sa mbrapa, sa lartë e sa poshtë, sa i papërgjegjshëm dhe ndjesëkërkues në të njëjtën kohë, mik i paralinjve dhe të pasurve, dhe realisht neveritës i popullit që të solli këtu, në majën ku je sot… /360grade.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.