Kur serbët ngazëllohen e shqiptarët vajtojnë 123 string(17) "Liljana Smajlovic" NULL nga Liljana Smajlovic 17.11.2016 11:21 17.11.2016 11:21 A është miti për unitetin politik të shqiptarëve vetëm një mit? Batoni pyet çfarë është koncepti i im për temat kryesore të dialogut në mes nesh. Nuk kam koncept, por më pëlqen dialogu. Propozoj që të mos bëjmë koncepte, të jemi kureshtar, të shkojmë hap pas hapi, të flasim për atë që ndodh rreth nesh. Të shohim nëse për ndonjë gjë mund të kemi mendim të ngjashëm, madje edhe nëse nuk na përputhen interesat. Këtë javë është fare e lehtë të gjejmë temën pasi sapo është zgjedhur presidenti i ri amerikan. Ma merr mendja se do të pajtohemi në atë me të cilën pajtohet e gjithë bota: humbja e papritur e Hillary Clinton është e barabartë me një termet politik në shtetin më të rëndësishëm në botë. Kisha thënë që serbët dhe shqiptarët në mënyre radikalisht të kundërt kanë reaguar në lajmin e përzgjedhjes së Donald Trump: serbët tanimë haptazi janë të ngazëllyer, ndërsa shqiptarët vajtojnë. Më pëlqen sinqeriteti me të cilin shqiptarët e pranuan lajmin për ndryshimin e pabesueshëm në Amerikë. Nuk e zvogëlojnë humbjen e Hillary Clinton dhe haptazi e vajtojnë, nuk thonë që në politikë ndërkombëtare personalja nuk luan rol, nuk e fshehin lojalitetin ndaj dinastisë familjare amerikane e cila i ka sjell përfitime të mëdha në kohën kur anëtarët e saj largohen nga skena. Nga kjo largësi kisha thënë që për këtë Kosova dallon shumë nga Serbia. Në Kosovë, aq sa e shoh nga Beogradi, në këtë temë nuk ka kurrfarë dallimesh ndërmjet qytetarëve dhe elitës, pushtetit dhe opozitës. Le të me tregoj Batoni nëse gabohem. Në Serbi kemi situatë tërësisht ndryshe. Populli i thjesht gëzohet për largimin e Klintonëve, të cilët këtu kujtohen për të keqën, derisa mbështetja për Trampin vjen nga ndjenja e instinktit që Serbia mund të ketë më shumë përfitim sesa dëme nga ndryshimet radikale në Amerikë. Serbet janë të bindur se në luftë kanë humbur nga Amerika, e jo nga shqiptarët e Kosovës, myslimanët e Bosnjës ose Kroatët: duan marrëdhënie më të mira me Amerikën, me padurim presin të shohin shpinën e individëve të caktuar të cilët simbolizonin intervencionizmin amerikan në Ballkan gjatë viteve të nëntëdhjeta. Është lehtë të tallemi me ngazëllimin për shkak fitores së Trampit: hareja e ngjashme u shfaq gjatë vitit 2000, kur George Bush kishte fituar ndaj Al Gore, i cili për serbët ishte aq i urryer me fetë faktin që ka qenë zëvendëskryetar i Bill Clinton. E urryem Bushin për shkak të pranimit të Kosovës, përderisa Barack Obama madje edhe para zgjedhjes, derisa ishte kandidati i parë me ngjyrë për kryetar, na kishte porositur se Kosovën e kemi fqinj e jo krahinë jugore. Aq shpesh kemi dal qesharak në shpresat tona për ndryshime në politikën amerikane në Ballkan saqë edhe vet tallemi me veten. Por nuk ndalemi nga tifozllëku, ashtu siç edhe humbjet e shumta e “Crvena Zvezda” nuk i dekurajojnë tifozët e flaktë e saj. Ndërsa, në Serbi gjërat qëndrojnë tërësisht ndryshe kur flasim për reagimet e njerëzve në pushtet. Burrështetasit tanë, sipas rregullit, me shumë kujdes ruhen që të mos bëjnë haptazi tifo për asnjërën palë në zgjedhjet amerikane. Pushteti gjithashtu ruhet që t’i mos hyj në hak asnjërit kandidat presidencial, sido që të zë vend ai në baste parazgjedhore. Nuk ka vend as për ngazëllim, e as për vajtim. Kjo është logjike pasi serbët nuk janë favoritët Amerikan, për dallim nga shqiptarët, dhe çdo pushtet serb duhet paraprakisht t’ia konfirmoj Uashingtonit që i ka mësuar rregullat ndërkombëtarë të sjelljes dhe se ka ndërmend t’i respektoj ato. Me fjalë të tjera, asnjë nuk fillon nga zeroja, por disa shkallë nën zero, dhe secili nga fillimi duhet të dëshmoj “kapacitetin e vet demokratik” para shteteve të fuqishme perëndimore. Nuk ka lidhje se tashmë kanë kaluar dy dekada nga koha kur Serbia në Perëndim konsiderohej “shtet renegat”. Siç thotë populli te ne: “Kujt ja djeg buzët qumështi edhe kosit i fryn”. Deri te ardhja e Aleksandër Vuçiqit në pushtet, rrugët beogradase ishin tejet të zbrazëta kur në vizitë na vinin zyrtarë të rëndësishëm dhe të mëdhenj, siç janë Joe Biden, Hillary Clinton, Dmitri Medvedev ose Vladimir Putin. Në raste të tilla e përqeshnim pushtetin tanë pas shpine, pasi e dinim që ndalimet e plota të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në itinerarin e paraparë për burrështetasit amerikan dhe rus shërbenin që të fshihet që shteti Putinin dhe Medvedevin duhet t’i ruaj nga shpërthimi i miqësisë te populli i thjeshtë, ndërsa amerikanët – nga shpërthimi i armiqësisë. Vetëm Vuçiqi ia doli që dorë për dore, ne prezencë të kalimtarëve të rastit të shëtis me Joe Biden në Skadarlija, ndërsa me Bakir Izetbegoviq në Kalemegdan, dhe që mysafirët të kalojnë mirë edhe në mesin e popullatës së thjeshtë. Kjo ndërmarrje e Vuçiqit nuk është për t’u nënçmuar assesi dhe shumica e personave që njoh mendojnë se kjo është pjese përbërëse e rëndësishme për normalizimin e gjendjes në vend. Të shumtë janë në Serbi që zemërohen edhe kur Kryeministri shumë të huaj i quan miq; në mesin e tyre jam edhe unë. Por, sidoqoftë, ka krijuar një normalitet të ri: pushteti serb “miqtë” e tij guxon edhe t’i shëtis nëpër qytet. Ndoshta Boris Tadiq ka qenë mik më i sinqertë për amerikanët, por as nuk ka dashur e as nuk ka guxuar të lejoj atyre tu afrohen qytetarët. Për shkak të kësaj nuk është e parëndësishme se si Kryeministri serb ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve amerikane, e ai këtë e ka bërë me një abstenim ekzemplar. Vetëm ai e din nëse, nga kjo perspektivë, më shumë do të preferonte të mos kishte qenë mysafir në konferencën e kaluar vjetore të fondacionit bamirës tashmë kontrovers të Klintonit. Vuçiqi është në pozitë të mirë pasi para katër vjetësh, si mbështetje parazgjedhore, në Beograd kishte sjellë Rudi Giuliani, Kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut, të pozicionuar shumë lartë te Donald Trump, dhe i cili shihet në një nga pozitat më të larta në administratën e re. Në atë kohë ky veprim për Vuçiqin kishte çmim të madh politik, ndërsa tash ndoshta do të mund t’i sjell dividendë. Por për mua në këtë kontekstin tonë është interesant një detaj tjetër beogradas, në pamje të parë i parëndësishëm. Edhe këtë vit Ambasada Amerikane në natën e zgjedhjeve kishte organizuar pritjen tradicionale, edhe atë mu në “Crown Plaza”, po të njëjtin hotel luksoz në të cilin Kryeministri Shqiptar, Edi Rama, i kishte prezantuar publikut beogradas librin e tij në gjuhën serbe. Është zakon në evenimentet zgjedhore që mysafirët pas ardhjes të votojnë fshehtë për kandidatin e preferuar, pastaj votat e tyre numërohen dhe shpallen për personat prezent. Doli se ato nëntëdhjetë e ca agjenci amerikane për hulumtimin e opinionit publik, e të cilat ja kishin huq me parashikimet se kush do të hyj në Shtëpinë e Bardhë, më saktë ia kishin qëlluar rezultatit të votimit në “Crown Plaza” sesa në Shtetet e Bashkuara, pasi në Beograd fitoi Hillary Clinton, madje me dallim votash aq sa parashihej në ShBA. Nuk ka fshehtësi të madhe aty. Personat të cilët Ambasada Amerikane i fton në evenimente zakonisht janë pjesë e asaj që në fjalori diplomatik quhet “kontakte të mira”. Fjala është për individë të shquar nga jeta politike, kulturore, gazetareske, por edhe për partnerët amerikan në projektet e shumta në organizatat joqeveritare, respektivisht pranuesit e donacioneve amerikane dhe llojit tjetër të ndihmave dhe formave të bashkëpunimit. Më kujtohet në vitin 2004, kur George Bush ishte në garë për mandatin e dytë dhe me lehtësi e kishte mundur John Kerry, shoqëria në evenimentin amerikan në Beograd kishte zgjedhur kandidatin demokrat. Në atë kohë në mesin e mysafirëve ende kishte shumë persona nga populli i thjeshtë të cilët me mbështetjen amerikane e kishin rrëzuar Sllobodan Millosheviqin, por atëherë befasohesha se si është e mundur që anëtarët e elitës këtu të preferojnë njeriun për të cilin flitej se do të emëronte Richard Holbrooke për shef të diplomacisë e Wesley Clark për ministër të mbrojtjes. Serbët në Amerikë me plot fuqi angazhoheshin në anën e George Bush kur Hashim Thaçi në korrik të vitit 2004, pas kthimit nga konventa e demokratëve, kishte deklaruar që atje i është konfirmuar që administrata e Kerry do të “pranonte të drejtën e popullit të Kosovës në vetëvendosje”. Megjithatë, serbët në evenimentin amerikan në Beograd mendonin ndryshe nga shumica e serbëve në Amerikë dhe serbëve në Serbi. Ndoshta është e padrejtë dhe jo e merituar, por në qytetin në të cilin unë jetoj, ky lloj i fenomenit në kohët e fundit po etiketohet si “auto-shovinizëm” ose madje “Sindrom i Stokholmit”. Njëkohësisht, ndoshta për shkak të mungesës së informatave për gjendje e vërtetë të shpirtit të shoqërisë kosovare, këtu në Serbi ende qëndron paramendimi për një unitet politik mitologjik të shqiptarëve, të cilët qëndrojnë bashkë kur është fjala për interesin kombëtar dhe të cilët nuk lejojnë që ndasitë e brendshme t’i devijojnë nga drejtimi kryesor politik. Si shembull të këtij mendimi do ta theksoj murmuritjen se në Prishtinë është e pamundur të ndodh “një Natasha Kandiq shqiptare”. Natyrisht se e di për “Vetëvendosjen”, ndërsa edhe “Politika” gjatë mandatit tim kishte bërë disa fotografi nga Kuvendi i Kosovës ku mund të dallohej vetëm tymi i gazit lotsjellës, kështu që ma merr mendja se ky unitet politik mitologjik i shqiptarëve megjithatë është vetëm mit. Por, reagimi në rezultatin zgjedhor në Amerikë më shtyn që ta lus Batonin të marr mundin të ja paraqes publikut serb mendimin e tij për ngjashmëritë ose dallimet në reagimin e qytetarëve dhe pushteteve tona për tërmetin politik amerikan. Çfarë roli luan uniteti kombëtar politik dhe a është më i pranishëm të shqiptarët më shumë në krahasim me serbët? (Nga gjuha serbe tekstin e përktheu Bruno Neziraj) ===============A është miti për unitetin politik të shqiptarëve vetëm një mit? Batoni pyet çfarë është koncepti i im për temat kryesore të dialogut në mes nesh. Nuk kam koncept, por më pëlqen dialogu. Propozoj që të mos bëjmë koncepte, të jemi kureshtar, të shkojmë hap pas hapi, të flasim për atë që ndodh rreth nesh. Të shohim nëse për ndonjë gjë mund të kemi mendim të ngjashëm, madje edhe nëse nuk na përputhen interesat. Këtë javë është fare e lehtë të gjejmë temën pasi sapo është zgjedhur presidenti i ri amerikan. Ma merr mendja se do të pajtohemi në atë me të cilën pajtohet e gjithë bota: humbja e papritur e Hillary Clinton është e barabartë me një termet politik në shtetin më të rëndësishëm në botë. Kisha thënë që serbët dhe shqiptarët në mënyre radikalisht të kundërt kanë reaguar në lajmin e përzgjedhjes së Donald Trump: serbët tanimë haptazi janë të ngazëllyer, ndërsa shqiptarët vajtojnë. Më pëlqen sinqeriteti me të cilin shqiptarët e pranuan lajmin për ndryshimin e pabesueshëm në Amerikë. Nuk e zvogëlojnë humbjen e Hillary Clinton dhe haptazi e vajtojnë, nuk thonë që në politikë ndërkombëtare personalja nuk luan rol, nuk e fshehin lojalitetin ndaj dinastisë familjare amerikane e cila i ka sjell përfitime të mëdha në kohën kur anëtarët e saj largohen nga skena. Nga kjo largësi kisha thënë që për këtë Kosova dallon shumë nga Serbia. Në Kosovë, aq sa e shoh nga Beogradi, në këtë temë nuk ka kurrfarë dallimesh ndërmjet qytetarëve dhe elitës, pushtetit dhe opozitës. Le të me tregoj Batoni nëse gabohem. Në Serbi kemi situatë tërësisht ndryshe. Populli i thjesht gëzohet për largimin e Klintonëve, të cilët këtu kujtohen për të keqën, derisa mbështetja për Trampin vjen nga ndjenja e instinktit që Serbia mund të ketë më shumë përfitim sesa dëme nga ndryshimet radikale në Amerikë. Serbet janë të bindur se në luftë kanë humbur nga Amerika, e jo nga shqiptarët e Kosovës, myslimanët e Bosnjës ose Kroatët: duan marrëdhënie më të mira me Amerikën, me padurim presin të shohin shpinën e individëve të caktuar të cilët simbolizonin intervencionizmin amerikan në Ballkan gjatë viteve të nëntëdhjeta. Është lehtë të tallemi me ngazëllimin për shkak fitores së Trampit: hareja e ngjashme u shfaq gjatë vitit 2000, kur George Bush kishte fituar ndaj Al Gore, i cili për serbët ishte aq i urryer me fetë faktin që ka qenë zëvendëskryetar i Bill Clinton. E urryem Bushin për shkak të pranimit të Kosovës, përderisa Barack Obama madje edhe para zgjedhjes, derisa ishte kandidati i parë me ngjyrë për kryetar, na kishte porositur se Kosovën e kemi fqinj e jo krahinë jugore. Aq shpesh kemi dal qesharak në shpresat tona për ndryshime në politikën amerikane në Ballkan saqë edhe vet tallemi me veten. Por nuk ndalemi nga tifozllëku, ashtu siç edhe humbjet e shumta e “Crvena Zvezda” nuk i dekurajojnë tifozët e flaktë e saj. Ndërsa, në Serbi gjërat qëndrojnë tërësisht ndryshe kur flasim për reagimet e njerëzve në pushtet. Burrështetasit tanë, sipas rregullit, me shumë kujdes ruhen që të mos bëjnë haptazi tifo për asnjërën palë në zgjedhjet amerikane. Pushteti gjithashtu ruhet që t’i mos hyj në hak asnjërit kandidat presidencial, sido që të zë vend ai në baste parazgjedhore. Nuk ka vend as për ngazëllim, e as për vajtim. Kjo është logjike pasi serbët nuk janë favoritët Amerikan, për dallim nga shqiptarët, dhe çdo pushtet serb duhet paraprakisht t’ia konfirmoj Uashingtonit që i ka mësuar rregullat ndërkombëtarë të sjelljes dhe se ka ndërmend t’i respektoj ato. Me fjalë të tjera, asnjë nuk fillon nga zeroja, por disa shkallë nën zero, dhe secili nga fillimi duhet të dëshmoj “kapacitetin e vet demokratik” para shteteve të fuqishme perëndimore. Nuk ka lidhje se tashmë kanë kaluar dy dekada nga koha kur Serbia në Perëndim konsiderohej “shtet renegat”. Siç thotë populli te ne: “Kujt ja djeg buzët qumështi edhe kosit i fryn”. Deri te ardhja e Aleksandër Vuçiqit në pushtet, rrugët beogradase ishin tejet të zbrazëta kur në vizitë na vinin zyrtarë të rëndësishëm dhe të mëdhenj, siç janë Joe Biden, Hillary Clinton, Dmitri Medvedev ose Vladimir Putin. Në raste të tilla e përqeshnim pushtetin tanë pas shpine, pasi e dinim që ndalimet e plota të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në itinerarin e paraparë për burrështetasit amerikan dhe rus shërbenin që të fshihet që shteti Putinin dhe Medvedevin duhet t’i ruaj nga shpërthimi i miqësisë te populli i thjeshtë, ndërsa amerikanët – nga shpërthimi i armiqësisë. Vetëm Vuçiqi ia doli që dorë për dore, ne prezencë të kalimtarëve të rastit të shëtis me Joe Biden në Skadarlija, ndërsa me Bakir Izetbegoviq në Kalemegdan, dhe që mysafirët të kalojnë mirë edhe në mesin e popullatës së thjeshtë. Kjo ndërmarrje e Vuçiqit nuk është për t’u nënçmuar assesi dhe shumica e personave që njoh mendojnë se kjo është pjese përbërëse e rëndësishme për normalizimin e gjendjes në vend. Të shumtë janë në Serbi që zemërohen edhe kur Kryeministri shumë të huaj i quan miq; në mesin e tyre jam edhe unë. Por, sidoqoftë, ka krijuar një normalitet të ri: pushteti serb “miqtë” e tij guxon edhe t’i shëtis nëpër qytet. Ndoshta Boris Tadiq ka qenë mik më i sinqertë për amerikanët, por as nuk ka dashur e as nuk ka guxuar të lejoj atyre tu afrohen qytetarët. Për shkak të kësaj nuk është e parëndësishme se si Kryeministri serb ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve amerikane, e ai këtë e ka bërë me një abstenim ekzemplar. Vetëm ai e din nëse, nga kjo perspektivë, më shumë do të preferonte të mos kishte qenë mysafir në konferencën e kaluar vjetore të fondacionit bamirës tashmë kontrovers të Klintonit. Vuçiqi është në pozitë të mirë pasi para katër vjetësh, si mbështetje parazgjedhore, në Beograd kishte sjellë Rudi Giuliani, Kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut, të pozicionuar shumë lartë te Donald Trump, dhe i cili shihet në një nga pozitat më të larta në administratën e re. Në atë kohë ky veprim për Vuçiqin kishte çmim të madh politik, ndërsa tash ndoshta do të mund t’i sjell dividendë. Por për mua në këtë kontekstin tonë është interesant një detaj tjetër beogradas, në pamje të parë i parëndësishëm. Edhe këtë vit Ambasada Amerikane në natën e zgjedhjeve kishte organizuar pritjen tradicionale, edhe atë mu në “Crown Plaza”, po të njëjtin hotel luksoz në të cilin Kryeministri Shqiptar, Edi Rama, i kishte prezantuar publikut beogradas librin e tij në gjuhën serbe. Është zakon në evenimentet zgjedhore që mysafirët pas ardhjes të votojnë fshehtë për kandidatin e preferuar, pastaj votat e tyre numërohen dhe shpallen për personat prezent. Doli se ato nëntëdhjetë e ca agjenci amerikane për hulumtimin e opinionit publik, e të cilat ja kishin huq me parashikimet se kush do të hyj në Shtëpinë e Bardhë, më saktë ia kishin qëlluar rezultatit të votimit në “Crown Plaza” sesa në Shtetet e Bashkuara, pasi në Beograd fitoi Hillary Clinton, madje me dallim votash aq sa parashihej në ShBA. Nuk ka fshehtësi të madhe aty. Personat të cilët Ambasada Amerikane i fton në evenimente zakonisht janë pjesë e asaj që në fjalori diplomatik quhet “kontakte të mira”. Fjala është për individë të shquar nga jeta politike, kulturore, gazetareske, por edhe për partnerët amerikan në projektet e shumta në organizatat joqeveritare, respektivisht pranuesit e donacioneve amerikane dhe llojit tjetër të ndihmave dhe formave të bashkëpunimit. Më kujtohet në vitin 2004, kur George Bush ishte në garë për mandatin e dytë dhe me lehtësi e kishte mundur John Kerry, shoqëria në evenimentin amerikan në Beograd kishte zgjedhur kandidatin demokrat. Në atë kohë në mesin e mysafirëve ende kishte shumë persona nga populli i thjeshtë të cilët me mbështetjen amerikane e kishin rrëzuar Sllobodan Millosheviqin, por atëherë befasohesha se si është e mundur që anëtarët e elitës këtu të preferojnë njeriun për të cilin flitej se do të emëronte Richard Holbrooke për shef të diplomacisë e Wesley Clark për ministër të mbrojtjes. Serbët në Amerikë me plot fuqi angazhoheshin në anën e George Bush kur Hashim Thaçi në korrik të vitit 2004, pas kthimit nga konventa e demokratëve, kishte deklaruar që atje i është konfirmuar që administrata e Kerry do të “pranonte të drejtën e popullit të Kosovës në vetëvendosje”. Megjithatë, serbët në evenimentin amerikan në Beograd mendonin ndryshe nga shumica e serbëve në Amerikë dhe serbëve në Serbi. Ndoshta është e padrejtë dhe jo e merituar, por në qytetin në të cilin unë jetoj, ky lloj i fenomenit në kohët e fundit po etiketohet si “auto-shovinizëm” ose madje “Sindrom i Stokholmit”. Njëkohësisht, ndoshta për shkak të mungesës së informatave për gjendje e vërtetë të shpirtit të shoqërisë kosovare, këtu në Serbi ende qëndron paramendimi për një unitet politik mitologjik të shqiptarëve, të cilët qëndrojnë bashkë kur është fjala për interesin kombëtar dhe të cilët nuk lejojnë që ndasitë e brendshme t’i devijojnë nga drejtimi kryesor politik. Si shembull të këtij mendimi do ta theksoj murmuritjen se në Prishtinë është e pamundur të ndodh “një Natasha Kandiq shqiptare”. Natyrisht se e di për “Vetëvendosjen”, ndërsa edhe “Politika” gjatë mandatit tim kishte bërë disa fotografi nga Kuvendi i Kosovës ku mund të dallohej vetëm tymi i gazit lotsjellës, kështu që ma merr mendja se ky unitet politik mitologjik i shqiptarëve megjithatë është vetëm mit. Por, reagimi në rezultatin zgjedhor në Amerikë më shtyn që ta lus Batonin të marr mundin të ja paraqes publikut serb mendimin e tij për ngjashmëritë ose dallimet në reagimin e qytetarëve dhe pushteteve tona për tërmetin politik amerikan. Çfarë roli luan uniteti kombëtar politik dhe a është më i pranishëm të shqiptarët më shumë në krahasim me serbët? (Nga gjuha serbe tekstin e përktheu Bruno Neziraj) ============== Platforma KoSSev ka nisur rubrikën e re “Bisedë pa shkas”, me përkrahje nga Ambasada Amerikane, në kuadër të faqes së re “Dialogu”. Në “Bisedë pa shkas” kolumne javore gjatë muajve të ardhshëm do të publikojnë Liljana Smajlovic, kryeredaktorja e deritashme e gazetës Politika nga Beogradi, dhe Baton Haxhiu, drejtor i Klan Kosovës. Këto kolumne do të publikohen edhe në gjuhën shqipe, në portalin e Klan Kosovës. Kjo është kolumnja e dytë nga Liljana Smajlovic, kurse version i saj në gjuhën serbe mund të lexohet këtu. Kolumnja 2 nga Baton Haxhiu: “Katarsis”, në shqip dhe serbisht Kolumnja 1 nga Liljana Smajlovic: “Kur them ‘Politika’, mendoj Serbia”, në shqip dhe serbisht Kolumnja 1 nga Baton Haxhiu: “Ndryshimi i komunikimit për ridefinim konstruktiv të realitetit”, në shqip dhe serbisht Platforma KoSSev ka nisur rubrikën e re “Bisedë pa shkas”, me përkrahje nga Ambasada Amerikane, në kuadër të faqes së re “Dialogu”. Në “Bisedë pa shkas” kolumne javore gjatë muajve të ardhshëm do të publikojnë Liljana Smajlovic, kryeredaktorja e deritashme e gazetës Politika nga Beogradi, dhe Baton Haxhiu, drejtor i Klan Kosovës. Këto kolumne do të publikohen edhe në gjuhën shqipe, në portalin e Klan Kosovës. Kjo është kolumnja e dytë nga Liljana Smajlovic, kurse version i saj në gjuhën serbe mund të lexohet këtu. Kolumnja 2 nga Baton Haxhiu: “Katarsis”, në shqip dhe serbisht Kolumnja 1 nga Liljana Smajlovic: “Kur them ‘Politika’, mendoj Serbia”, në shqip dhe serbisht Kolumnja 1 nga Baton Haxhiu: “Ndryshimi i komunikimit për ridefinim konstruktiv të realitetit”, në shqip dhe serbisht *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.