Kosova në mes lirisë dhe pavarësisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova në mes lirisë dhe pavarësisë

123
string(11) "Behar Gjoka" NULL
19.02.2018 12:21

Në kapërcyellin e dy shekujve, për Kosovën dhe shqiptarët, që gati e kishin fshirë nga mendja mundësinë e daljes nga kthetrat e serbomëdhenjëve, të Rankoviçit, e gjer te Kasapi i Ballkanit, Milosheviçi, ndodhën dy ngjarje madhore: A-Liria e Kosovës, e bërë realitet në qërshor 1999, e cila pati në themel ndërhyrjen e NATO-s dhe luftën e UÇK-së, gjakun e sa bijëve të Kosovës martire. B-Pavarësia e Kosovës, 17 shkurt 2008, që nesër mbushen dhjetë vite, të ngjeshura me beteja politike për integrim dhe demokratizim të vendit. Nëse liria ishte ëndrra e gjithë shqiptarëve, ëndrra për të shpëtuar nga sundimi sllavo-komunist, dhe erdhi në çastin e mbramë, kur gati po fikej shpresa. Pavarësia, qe ëndrra e parë dhe e mbrame, e Rugovës, e presidentit të nderit të shqiptarëve të Dardanisë.

Pavarësia, qe ëndrra e shqiptarëve të shekullit të njëzet e një, qe ëndrra e luftëtarëve të UÇK-së që dhanë jetën e tyre, për liri dhe pavarësi. Ka arsye që ta kthejmë kryet në ato kohë, që mundësuan dhe projektuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ka arsye për të qenë krenar për realizimin e idealit të lirisë së dhjetëra brezave të banorëve të Kosovës. Ka po kaq arsye, për të medituar dhe reflektuar, se sa ndikuan në jetën e shqiptarëve dhe të gjithë banorëve, këto dy ngjarje madhore. Të jesh i lirë është shumë. Të jesh i pavarur, është edhe më shumë, sepse bëhesh zot i vetes, i fateve të atdheut dhe shtetit, i fateve të lirisë dhe demokracisë. Liria dhe pavarësia, janë dy dritare, prej nga shohim të djeshmen, e ushtrimit të barbarisë, por edhe të sotmen dhe të nesërmen. E sotmja, për shkak të problemeve sociale, vështirësive ekonomike, na tregon se nuk mjafton liria politike, duhet bërë shumë më tepër për lirinë ekonomike, për lirinë jo si një nocion abstrakt, por si një realitet i prekshëm për çdo banorë të atyre trojeve. Të jesh i pavarur, dhe të ndërtosh demokracinë, shtetin ligjor, është një proces, që kërkon kohë, ide dhe përgjegjësi politike, shtetërore dhe kombëtare. Të jesh i pavarur, do të thotë ta meritosh të jesh pjesë e integrimeve Euroatlantike.

E nesërmja, me liri dhe pavarësi, duhet të jetë garanci për banorët e Kosovës, sidomos për shqiptarët, që ia kanë vlejtur sakrificat për të arritur deri në këto akte madhore. Liria dhe pavarësia, është e rrezikuar, nëse nuk bëjmë realitet shtetin e të drejtës, nëse harrojmë që pavarësia e Kosovës, nuk do të thotë ndërprerje e lidhjëve të gjakut, të gjuhës dhe aspiratave historike, me kombin shqiptar. Liria dhe pavarësia, është e rrezikuar, nga politika, që zhytet në korrupsion dhe mashtrim, që bie në rrethanat e pushtim prej vetes, prej etheve të pushtetit dhe fitimit. Me pavarësinë e dhejtë viteve të Kosovës, duhet ta kuptojmë, që ka nisur zgjidhja e çështjes shqiptare. Ky shekull është i shqiptarëve. Kemi jo pak në dorë, që të mos e kthejmë kundër vetes, kundër ëndrrës për liri dhe pavarësi. Gëzuar lirinë Kosovë! Gëzuar pavarësinë Kosovë. Gëzuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shqiptarë kudoqë jeni!
lajme të ngjashme