Demokracia Oligarkike dhe Lakmia per pushtet absolut e Albin Kurtit 123 string(17) "Shenoll Muharremi" string(101) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/01/465149213_8864421750285611_7287602393343402442_n.jpg" nga Shenoll Muharremi 14.01.2025 20:01 14.01.2025 20:01 Nga Shenoll Muharremi Demokracia nuk është që të vendosësh vetë. Një kërkesë e Kurtit për simpatizantë në Kaçanik sonte ishte “Duhet të fitojmë me rekord historik”. Më befasoi kjo. E di që LVV dhe Albini kanë rënë në grackën e lakmisë së pushtetit absolut, por është befasi ky qëndrim, sepse ai dhe LVV e kanë atë rekord. Në Kosovë që katër vjet LVV dhe Kurti kanë pushtet absolut. Apo si e kupton ai, qeverisje oligarkike ku vetëm një grup i ngushtë njerëzish vendosin për thuajse gjithçka. Në vitin 2021 LVV ka fituar 438,335 vota, që është rekordi historik. Deri atëherë, këtë rekord e ka mbajtur LDK e Rugovës në vitin 2001, kur ka fituar 359,851 apo 45.56%. Përndryshe, pushteti kaq i madh me 50%+ nuk i ka ndihmuar atij aspak, nuk e ka bërë lider më të mirë. Ai tash, në vend që të kërkojë më shumë demokraci dhe bashkëpunim, po kërkon edhe më shumë pushtet – ky është problemi i pushtetit të tepërt, nuk ngopesh asnjëherë dhe joshesh nga lakmia për edhe më shumë pushtet. Nuk ekziston më shumë pushtet se kaq 2021-2024. Kur ke 50+%, e ke pushtetin thuajse totalisht. Kurti ka shijuar maksimumin e pushtetit që askush se ka shijuar më herët, dhe në të ardhmen kjo më nuk duhet të ndodhë, sepse nuk është mirë as për LVV, as për Kurtin e as për Kosovën. Sistemi politik duhet të balancohet, ku qeveria zgjerohet dhe vendimet e rëndësishme merren në bashkëpunim dhe me konsultime e kompromise mes partive. Demokracia nuk është që një parti apo një grup i vogël të vendosë për gjithçka… përkundrazi. klankosova.tv