Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kolonët izraelitë sulmojnë kamionin e ndihmave në Bregun Perëndimor

NULL NULL
19.05.2024 18:18
Bregu Perëndimor
Foto nga arkiva: Bregu Perëndimor

Kolonistët izraelitë sulmuan një kamion ndihme këtë mbrëmje pranë qytetit Beita, në jug të Nablusit.

Kështu raportoi Agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke iu referuar burimeve lokale dhe palestineze të sigurisë.

Burimet thanë se kolonistët sulmuan kamionin, i cili ishte i ngarkuar me drithëra dhe foragjere, ndihmë kjo e dhuruar nga Jordania për fermerët në Nablus.

Më herët këtë të diel, një grup kolonistësh izraelitë sulmuan dy kamionë ndihma të ngarkuar me furnizime ushqimore thelbësore në vendkalimin Tarqumiya, që ndodhet në veriperëndim të Hebronit.

Kamionët ishin rrugës për në Rripin e Gazës për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët që vuanin nga agresioni i vazhdueshëm izraelit, raporton Wafa, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme