Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koloneli serb i përfshirë në sulmin terrorist te ‘Ibër Lepenci’ akuzohet për spiunazh te Serbia

NULL NULL
09.12.2025 13:14

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se njëri nga të pandehurit në rastin e sulmit me eksploziv në kanalin “Ibër Lepenc”, J.V., akuzohet se ka vepruar si i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë.

Sipas aktakuzës, deri në momentin e arrestimit, J.V. ka pasur statusin e kolonelit të këtij shërbimi dhe dyshohet se ka ndihmuar strukturat e inteligjencës ushtarake serbe duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara, raporton Klankosova.tv

Prokuroria thekson se këto veprime janë kryer me qëllim që të përdoren në aktivitete të kundërligjshme në territorin e Kosovës.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njëherësh i njëjti, akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”. /Klankosova.tv

Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”

 

 

 

lajme të ngjashme