Kolona të gjata në pikat kufitare, pritjet arrijnë deri në 5 orë në Merdarë NULL NULL 23.08.2025 16:34 23.08.2025 16:34 Pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë, 2 janar, 2025. Foto: Klankosova.tv Kolonat e gjata vazhdojnë për orë të tëra në disa pika kufitare të Kosovës. Pika më e ngarkuar është Merdara, ku pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 5 orë e 20 minuta. Pika tjetër me pritje të gjata është Mutivoda, ku kohëzgjatja për dalje varion nga 80 deri në 90 minuta, ose rreth një orë e gjysmë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në Dheun e Bardhë shkojnë deri në 1 orë, ndërsa në Jarinje janë deri në 10 minuta. Pritjet në pikat e tjera kufitare janë më të shkurtëra, deri në 5 deri 10 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje. /Klankosova.tv