Koleksioni i artit të Warhol dhe Picasso me vlerë mbi 600 milionë dollarë del në ankand NULL NULL 11.09.2021 12:13 11.09.2021 12:13 Sotheby’s njoftoi shitjen e një koleksioni privat të artit modern dhe bashkëkohor me vepra të Andy Warhol dhe Pablo Picasso të vlerësuara më shumë se 600 milionë dollarë, duke thënë se ky ishte vlerësimi më i lartë i vendosur ndonjëherë në ndonjë koleksion që do të dilte në ankand. “65 veprat në Koleksionin Macklowe përfaqësojnë një ansambël të pakrahasueshëm që përcakton pikat e larta të arritjeve artistike perëndimore të 80 viteve të fundit,” tha Sotheby’s në një deklaratë për shtyp. Shefi ekzekutiv i Sotheby, Charles Stewart deklaroi se nuk mund të ketë dyshim se kjo shitje do të tërheqë koleksionistët kryesorë nga e gjithë bota dhe se do të bëjë histori si një moment përcaktues në tregun e artit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Sotheby’s shpjegoi se do të ofrojë Koleksionin Macklowe në dy shitje në Nju Jork, një më 15 nëntor dhe e dyta në maj të vitit 2022. Ankandi i parë do të shfaqë vepra ikonike si portretet e Warhol të Marilyn Monroe, një pikturë të madhe tritoni nga Mark Rothko dhe një peizazh deti nga Gerhard Richter. Pjesë të tjera dalluese që do të shiten në nëntor përfshijnë skulpturën e Alberto Giacometti “Le Nez” të një figure me hundë të gjatë në një kafaz, një pikturë nga seria e Cy Twombly “A Scattering of Blossoms” dhe një skulpturë të Picasso kushtuar mikut të tij, poetit francez Guillaume Apollinaire.