Koleksion këpucësh me motive shqiptare për brendin britanik L.K Bennet NULL NULL 08.05.2017 19:13 08.05.2017 19:13 Brendi i njohur britanik L.K Bennet dhe Women for Women International kanë sjellë edicionin e limituar të koleksionit të këpucëve #heartandsole. Ato veç tjerash janë të qëndisura nga gratë e talentuara të Kosovës, të cilat e kanë ndjekur programin njëvjeçar të Women for Women International në Kosovë. Veç tjerash në emisionin Ora e Pasdites, u bë e ditur se një ndër gratë që përkrahë këto organizime të bamirësisë, është dhe princesha Kate Middleton. ”Ka pothuajse 500 palë këpucë”. ”Kate Middleton është një ndër gratë që përkrah gratë e bamirësisë”. ”Një pjesë e këpucëve të tyre janë të prodhuara edhe nga Kosova, e do të jenë edhe pjesë këmbës së princeshës”. Iliriana Gashi e cila është pjesë e këtij bashkëpunimi ka thënë se ndihet tejet krenare pasi gjithë fitimi nga ky koleksion iu dedikohet fuqizimit të grave të mbijetuara nga lufta, e po ashtu dhe dedikohen për cështje të bamirësisë, njofton Klan Kosova.