Kolazh fotografish dhe dedikim i veçantë nga Rita Ora për ditëlindjen e nënës së saj! NULL NULL 17.01.2019 19:34 17.01.2019 19:34 Këngëtarja e njohur Rita Ora, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar nënën e saj me rastin e ditëlindjes. Ajo vendosi që kësaj here të ndaj me miqtë e saj një kolazh të fotografive të vjetra, për t’i kujtuar nënës së saj Vera Orës, se koha ikën po për të ajo mbetet inspirim i saj, njofton Klan Kosova. ”Për nënën time e cila është inspirimi im në të gjithë botën. Gëzuar ditëlindjen. Faleminderit që je një grua kaq punëtore dhe luftarake, kjo është ajo ku unë marr etiken time të punës”, ka shkruar Rita në dedikimin e saj në facebook. Në fotografitë e publikuara figuron e lumtur pranë familjes këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, njofton Klan Kosova.