Kokëçarje për Pep Guardiolan para ndeshjeve shumë të rëndësishme NULL NULL 10.09.2025 22:30 10.09.2025 22:30 Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola do të përballet me një situatë shumë të vështirë në prag të sfidave ndaj Manchester United, Napolit e Arsenalit. Janë 13 lojtarë, që mund të mungojnë për shkak të lëndimeve në këto përballje të rëndësishme. Është reparti i mbrojtjes, që është prekur më së shumti në këtë aspekt, me Gvardiol, Stones, Khusanov e Aït-Nourin, të gjithë të lënduar. Po ashtu lojtarë të rëndësishëm të sulmit si Cherki, Marmoush, Foden e Savinho pritet të mungojnë. City e ka nisur me dy humbje dhe një fitore kampionatin Anglez, e që kjo situatë e lëndimeve vetëm sa mund ta shtojë krizën te “qytetarët”.