Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOK-u reagon pas dhunës së djeshme në lojën mes Pontes dhe Pejës 

NULL NULL
05.05.2021 10:11

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka reaguar lidhur me dhunën e djeshme në lojën e basketbolit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it.

KOK dënon ashpër “dhunën e shfaqur, e cila më së paku i është dashur basketbollit dhe sportit në përgjithësi”.

Për KOK-un, ajo që ndodhi mbrëmë në Prizren dhe javë më parë në ndeshje të futbollit, është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Ky komitet kërkon nga organet përgjegjëse të veprojnë konform rregulloreve të tyre, derisa inkurajon Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, të marrë masat e duhura ndaj atyre që shkaktuan incidentin, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme