Kodi sekret i seksit mes Donald dhe Melania Trump NULL NULL 01.02.2017 13:31 01.02.2017 13:31 Duhet të jetë e vështirë të jesh presidenti i SHBA-së. Përpos peshës së vendimeve që duhet marrë, të vështirë këtë post e bën edhe fakti se çdo lëvizje monitorohet me kujdes. Agjentët e Shërbimit Sekret janë gjithë kohën në mbrojtje të numrit një të Amerikës, ashtu si edhe të Zonjës së Parë. Por, me siguri se shumë më e vështirë është kur të dy duan të kenë një moment privat si çift – dhe të gjithë e kuptojnë këtë. Janë disa kode që përdoren në Shtëpinë e Bardhë, kode këto që mundësojnë që Shërbimet Sekrete të komunikojnë me njëri-tjetrin pa përmendur emra ose lokacione. Gjatë administratës së Obamas, presidenti njihej si “Renegade” derisa Michelle kishte kodin “Renaissance”, transmeton Klan Kosova. Por, kur ata të dy donin të kishin marrëdhënie seksuale, i referoheshin si “problemi i Bosnjes”. Pra do të ishte: “Renaissance nuk mund të pengohet. Ajo dhe Renegade janë duke diskutuar për problemin e Bosnjes”. Nëse Donald Trump mban të njëjtat kode, ataherë e dimë se Bosnja do të përmendet, sa herë që Trump dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij. Fakti se Melania ka lindur në Slloveni, ndoshta problemi i Bosnjes do të bëhet problemi i Sllovenisë. Ku i dihet, por tash për tash dimë vetëm kaq!