Kodi i Ronaldo NULL NULL 03.04.2018 15:38 03.04.2018 15:38 Asi portugez synon ta vazhdojë serinë e golave këtë edicion, gjatë të cilit ka shënuar në të gjitha ndeshjet, me një tjetër paraqitje të shënuar në Torino Liga e Kampionëve është skena në të cilën Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer më shumë këtë edicion, meqë portugezi ka shënuar në të gjitha ndeshjet. Rekordi i asit të Real në këtë edicion mund të përmblidhet në shifrat 2-2-1-1-2-1-2-1 dhe ai shpreson që të shtojë edhe një tjetër numër veç zeros të martën në Torino. Real Madrid do të përballet me Juventus në një çerekfinale të vështirë, ndërsa qartësohet edhe më shumë se triumfi në finalen e vitit të shkuar nuk është kurrfarë përparësie tash. Pas triumfit madhështor ndaj Paris Saint-Germain Të Bardhët hyjnë në këtë përballje plot motivim, me Ronaldo që ka tundur 12 herë rrjetën kundërshtare deri tani.