Koci: Ndalet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh NULL NULL 25.07.2026 12:38 25.07.2026 12:38 Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një i ri nga Kosova është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Sipas Kocit, bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1997, i cili ende ndodhet në ambientet e policisë kufitare. Koci njoftoi se gjatë kontrollit të veturës, policia serbe ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse. Sipas burimit të tij, i riu nuk kishte dijeni që emblema ndodhej aty. Në automjet janë gjetur edhe disa monedha të argjendta. Avokati nuk e ka bërë publik identitetin e personit të ndaluar, duke theksuar se është duke e përcjellë rastin dhe se do të njoftojë për çdo zhvillim të ri të konfirmuar. /Klankosova.tv