Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna përjetësohen në statuja bronzi (FOTO)

NULL NULL
27.01.2022 07:33

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna, u përkujtuan me statuja bronzi të vendosura në vendin ku u rrëzua helikopteri dy vjet më parë, e që mori jetën e nëntë njerëzve.

Statuja e basketbollistit dhe vajzës së tij 13 vjeçare, u vendos në një zonë malore në Calabasas në Los Angeles, transmeton Klankosova.tv.

Skulptori, Dan Medina, shkroi: “Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, dhe nderoi shtatë viktimat e tjera me emrat e tyre në një pllakë, në bazën e statujës.

Pjesa përshkruan Kobe duke e vështruar me adhurim Gianna-n e cila ishte vetëm 13-vjeçare në kohën e vdekjes.

Babai dhe vajza janë të veshur me uniformat e tyre përkatëse të basketbollit: Kobe me uniformën e tij nr. 24 të Lakers, që ishte numri i tij i dytë i ekipit pasi veshi numrin 8 në pjesën e parë të karrierës së tij.

A bronze statue of the Kobe Bryant and his daughter Gianna was temporarily erected at the site of the helicopter crash that claimed their lives, and seven others, in Calabasas

lajme të ngjashme