Koalicioni në Pejë megjithatë s’prishet, PDK voton rishikimin e buxhetit NULL NULL 31.05.2016 11:45 31.05.2016 11:45 Koalicioni në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Pejës megjithatë nuk do të prishet, ashtu siç kishte paralajmëruar vet kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, njofton Klan Kosova. “Dy drejtorët komunalë nga radhët e PDK-së, Ukë Selimaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Sali Lajqi, drejtor i Urbanizmit, kanë vendosur ta votojnë rishikimin e buxhetit dhe koalicioni do të vazhdojë normalisht”, ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj. Problemi mes partnerëve kishte filluar me datën 20 maj kur dy drejtorët nga PDK kishin refuzuar ta votonin rishikimin e buxhetit dhe kryetari Muhaxheri i kishte kërcënuar me përjashtim nga koalicioni. “Për juve të PDK-së që s’keni votuar qetash po ju kallëzoj që ma në qeveri s’keni çka me lyp”, kishte thënë Muhaxheri. Madje në Zona B të Klan Kosovës Muhaxheri pati deklaruar se nuk do ta ketë fare problem të qeverisë në Pejë pa partneritetin e PDK-së. “Realisht në Pejë mundemi të vazhdojmë edhe vetë, pa PDK-në. Partnerët kanë shkaktuar një tensionim në komunë dhe është dashur të merren disa masa për ta shtensionuar atë situatë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day