Knicks triumfojnë ndaj Lakers (VIDEO) NULL NULL 24.11.2021 08:33 24.11.2021 08:33 New York Knicks kanë shënuar fitore ndaj Los Angleles Lakers, në sfidën e zhvilluar në “Madison Square Garden”. Knicks triumfuan ndaj Lakers me rezultat 106-100. Më i miri në ndeshje ishte Russell Westbrook me 31 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime. Teksa dy lojtarët që ia dhuruan fitoren Knicks janë Evan Fournier me 26 pikë, katër kërcime dhe dy asistime dhe Julius Randle me 20 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime. Knicks pas kësaj fitore renditen në pozitën e nëntë me 10 fitore dhe tetë humbje, teksa Lakers në vendin e nëntë me nëntë fitore dhe 10 humbje. /Klankosova.tv/.