Knaus thotë se ministrat e Jashtëm duhet të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën NULL NULL 17.05.2024 10:12 17.05.2024 10:12 Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm, për të adresuar çështjen e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Ministrat e Jashtëm në Strasburg nesër duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda disa javësh, në mënyrë që të mund të votojnë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi ai në X. “Kjo do t’i dërgonte një sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, shtoi Knaus, përcjell Klankosova.tv. Tomorrow, foreign ministers in Strasbourg should set a new date for an extraordinary meeting within a few weeks, to be able to vote on Kosovo’s application once it has moved forward on the issue of the ASM. This would send a clear signal to Serbia that Kosovo’s statehood is… pic.twitter.com/XaRwucThNu — Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 17, 2024