Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klubi gjerman falënderon KB Trepçën për lojën, torcidasit për atmosferën

NULL NULL
07.11.2024 13:53
Fotografi e publikut ne lojen e KB Trepçes me klubin gjerman
Fotografi e publikut ne lojen e KB Trepçes me klubin gjerman

Klubi gjerman MHP Riesen Ludwigsburg pas ndeshjes që e pati me KB Trepçën ka thënë se tifozët e Torcidës kanë dhënë një shou të jashtëzakonshëm në lojën e para dy ditëve.

Në një njoftim të lëshuar në rrjetin social Facebook thuhet se sezoni aktual u ka dhuruar shumë kënaqësi, fillimisht para tre javësh në Mitrovicë dhe mbrëmë në MHPArena.

“Në këtë atmosferë të bukur, rreth 600 tifozë kosovarë-shqiptarë kontribuuan padyshim për ta bërë ngjarjen edhe më të veçantë. Përballjet e para historike mes dy klubeve ishin të jashtëzakonshme. Gëzohemi shumë që mund të ketë një vazhdim të këtyre takimeve në të ardhmen. Faleminderit, KB Trepça!”, thuhet në njoftimin e klubit në fjalë.

Trepça u mposht me rezultat 87:54 nga MHP Riesen Ludwigsburg.

Skuadra nga Mitrovica kishte përkrahje të konsiderueshme nga bashkëatdhetarët në palestër, por kjo ishte e pamjaftueshme për fitore.

“U munduam ta nxjerrim më të mirën, por sot ekipi kundërshtar ishte më i mirë se ne. Na mbetet të punojmë më fort për ndeshjet e ardhshme dhe të përmirësojmë performancën tonë. Pavarësisht rezultatit, embelsira e mbrëmjes ishin shqiptarët që na përkrahën pa pushim”, thuhet në reagmin e klubit pas ndeshjes.

lajme të ngjashme