Klankosova.tv së shpejti publikon detaje ekskluzive nga aktakuza për rastin e Banjskës NULL NULL 13.09.2024 12:14 13.09.2024 12:14 Terroristët e Banjskës duke ikur nga manastiri. Foto: Policia e Kosovës Klankosova.tv ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) në lidhje me rastin e agresionit serb në Banjskë. Në dosjen voluminoze, prej gjithsej 158 faqe, jepen detaje që nga nisja e grumbullimit të grupit terrorist serb, të udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e pastaj stërvitjet ushtarake të grupit, hyrjet në Kosovë, e deri te sulmi i 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku. Si financohej grupi terrorist i Radoiçiqit? Sa i paguante Radoiçiqi pjesëtarët e këtij grupi terrorist? Nga e merrnin armatimin? Ku i bënin stërvitjet dhe përgatitjet për sulm në Republikën e Kosovës? Çka ishte qëllimi i këtij grupi, sipas gjetjeve të Prokurorisë? Krejt këto, dhe shumë më shumë detaje ekskluzive, do t’i mësoni gjatë ditës së sotme në Klankosova.tv. Qëndroi me ne!