Klan Kosova shpall konkurs për prezentues/e të motit NULL NULL 26.01.2021 17:30 26.01.2021 17:30 Televizioni “Klan Kosova” shpall: K O N K U R S Për plotësimin e vendit të lirë të punës, Prezentues/e i/e rubrikës së motit – një (1) pozitë Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë: Prezantimi i motit në emisionin “Ora 7” dhe në të gjitha edicionet e tjera të lajmeve; Të ketë qasje kreative gjatë prezantimit të motit; Të informohet vazhdimisht me të dhëna të detajuara për motin; Të gjejë informata interesante për t’i prezantuar në rubrikën e motit; Të ketë iniciativa për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës; Të ketë aftësi kompjuterike; Të ketë aftësi të mira prezantimi dhe komunikimi; Të ketë njohuri të gjuhës angleze (njohja edhe e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi) Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/shme për t’u përshtatur me nevojat dhe kërkesat brenda televizionit. Kandidatët e interesuar, të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet t’i dërgojnë këto dokumente: CV-në së bashku me foto, Përgatitja universitare – e preferueshme Letër motivuese; Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme). Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në: hr@klankosova.tv Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Konkursi mbetet i hapur deri më 05.02.2021, në orën 16:00.