Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo kompani gatoi hamburgerin vegan më të madh në botë (VIDEO)

NULL NULL
09.12.2021 10:57

Një kompani ushqimore në Irlandën e Veriut fitoi çmimin Guinness duke shërbyer një hamburger vegan që peshonte 162 kilogramë.

Finnebrogue Artisan, me seli në Downpatrick, County Down, tha se ekipi prej 10 punonjësish përdori recetën Naked Evolution Burger të kompanisë për të krijuar petën, ndërsa furra lokale Irwins u punësua për të pjekur simite buke vegane.

Burgeri ishte i mbushur me domate, marule, djathë vegan, qepë, tranguj, proshutë vegane dhe salcë burgeri të kompanisë.

Nga Finnebrogue thanë se u deshën 9 orë për t’u gatuar peta gjigante, e cila është ekuivalente me 1 mijë e 274 burgerë vegan të madhësisë standarde të kompanisë.

Burgeri u nda në pjesë dhe iu shërbeu punonjësve të Finnebrogue për drekë, ndërsa pjesa e mbetur u dhurua për bamirësinë lokale të të pastrehëve The Simon Community.

lajme të ngjashme