Kjo është tema për të cilën s’duhet të flisni në takimin e parë NULL NULL 04.04.2018 23:32 04.04.2018 23:32 Nëse dëshironi që takimi juaj i parë të jetë sa më pozitiv, atëherë mos flisni për gjëra të rënda qysh në fillim, transmeton Klan Kosova. Aq sa janë emocionuese, takimet e para mund të jenë edhe shumë stresuese. Pra që të kaloni sa më mirë ju duhet t’i bëni pyetje sa më pozitive partnerit/es. “Nëse flisni për gjëra të lumtura dhe pozitive atëherë do të shikoheni në të njëjtën mënyrë. Pra, pyete ata për familjen e tyre, pushimet e preferuara dhe për të gjetur se çfarë pasionesh kanë”, rekomandojnë ekspertët e marrëdhënieve.