Kjo është mënyra më e lehtë për t’i qëruar vezët NULL NULL 29.09.2016 10:00 29.09.2016 10:00 Vezët e ziera janë shumë të pasura me vitamina dhe të shëndetshme, dhe një përbërës fantastik për ta marrë me vete për drekë në punë. Përderisa është shumë e lehtë të përgatiten, duke i zierë për 12-të minuta, heqja e lëvozhgës së tyre është një tjetër çështje. Mund t’ju duhen disa minuta dhe shumë delikatesë për ta larguar lëvozhgën e një veze, mirëpo një marifet i ri mund t’ua bëjë shumë më të lehtë këtë proces, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Duke i shtuar sodë buke ujit në të cilin do ta zieni vezën, ajo do të qërohet shumë lehtë. Një lugë e çajit prej sode bikarboni do ta bëjë ndryshimin sa i preket qërimit të vezës. Kjo do t’ju ndihmojë t’i qëroni sidomos vezët e freskëta për shkak se janë shumë më vështirë të qërushme sepse përmbajnë shumë acid.