Kjo është marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe NULL NULL 26.08.2015 08:17 26.08.2015 08:17 Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës kanë publikuar marrëveshjen bazë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë e arritur mbrëmë në Bruksel . Më poshtë lexojeni të plotë këtë marrëveshje: Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore Korniza ligjore 1) Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës. 2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, e cila njeh karakterin e tij të veçantë, Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij, që do të përbëhet së paku nga elementet e mëposhtme: 3) Statuti do të aprovohet nga kuvendi themelues të përbëra nga anëtarët e votuar të kuvendeve të komunave pjesëmarrëse. Objektivat 4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Bashkësia do ti ketë objektivat e tij kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për: a) fuqizimin e demokracisë lokale; b) ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; c) ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; d ) ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; e) ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; g) aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; h) zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; i) promovon, shpërndanë, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; j) ofron shërbime për anëtarët e tij në përputhje me Ligjet e Kosovës; k) vlerëson ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të tij dhe banorëve të tyre në mënyrë që të përkrah Bashkësinë/Asociacionin në formësimin e qëndrimeve të interesit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore; l) bën monitorimin kur kërkohet për zbatimin e objektivave të tij; m) vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare. 5) Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë siç mund tu delegohen nga autoritetet qendrore. Struktura organizative 6) Asociacioni/Bashkësia do ti ketë organet si në vijim: a) një kuvend si trup suprem, i përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë amendamentet e statutit, rregulloren e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe udhëzimet administrative në pajtim me statutin dhe ndërlidhur me objektivat e tij. Të gjitha amendamentet e statutit, rregullorja e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe vendimet e aprovuara nga kuvendi do të jenë të aplikueshme për anëtarët e tij, përveç nëse njëri nga anëtarët formalisht merr vendim tjetër.