27 të infektuar me COVID-19 me oksigjeno-terapi, katër nën kujdes intensiv NULL NULL 28.10.2021 10:09 28.10.2021 10:09 Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor për koronavirus po marrin 56 pacientë. Sipas SHSKUK-së, prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor, përcjell Klankosova.tv. Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 10 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient Spital i Pejës, 4 pacientë Spitali i Gjakovës, 8 pacientë Spitali i Gjilanit, 1 pacient Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë Spitali i Ferizajt, 4 pacientë