Kjo është bebja me gjuhën më të madhe në botë NULL NULL 13.10.2016 15:15 13.10.2016 15:15 Një bebe nga Dakota Jugore e SHBA’ve, e cila ka lindur me gjuhë të madhësisë së të rriturve për shkak të një çrregullimi gjenetik, më në fund ka mundur të buzëqeshë për shkak se i është nënshtruar një operacioni kirurgjik, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Paisley Morrison-Johnson, kishte një gjuhë q të gjatë saqë e kishte problem edhe të merrte frymë dhe në javën e parë të lindjes, ajo rrezikonte të mbytej. Ajo ka lindur me sindromën e quajtur Beckëith Wiedemann, një gjendje e rrallë mjekësore që prek një në 14,000 të lindur në botë. Kjo shkakton që gjuha e foshnjës të rritet dy herë më shumë se goja e saj, dhe në këtë mënyrë është e pamundur të ushqehet.