Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është bebja më e rëndë në botë

NULL NULL
25.05.2016 16:15

Një grua sapo ka sjellë në jetë vajzën më të rëndë në botë e cila peshon aq sa peshon një foshnje 6-të muajsh.

Bebja të cilës prindërit ende nuk i kanë vënë emër, ka lindur me operacion cezarian dhe peshon 6.803 kilogramë, shkruan gazeta britanike Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

lll

Nëna e saj 19 vjeçare, e njohur me emrin Nandini, ishte çuditur me peshën e fëmijës së saj që e lindi në Indi.

Ajo i tejkalon përmasat e një bebeje me peshë mesatare për moshën që ka, pasi që pesha mesatare për një fëmijë të sapolindur është 3 kilogramë.

Besohet se pesha e kësaj foshnje, e tejkalon rekordin që dikur e mbante bebja me emrin Carisa Rusack e cila lindi në Massachusetts të Amerikës në vitin 2014, dhe peshonte 6 kilogramë.

5
Carisa Rusack e cila lindi në Massachusetts të Amerikës në vitin 2014.

Doktori Venkatesh Raju, që e ka realizuar edhe lindjen e bebes, është shprehur se kurrë në jetën e tij s’kishte parë bebe më të madhe.

“Ajo është një mrekulli. Besoj se nuk është vetëm bebja më e madhe që ka lindur në Indi, por edhe në botë”, ka thënë ai.

4 3

Nandini, nëna e foshnjës që vetë peshon 94 kilogramë, ka thënë se gjatë shtatzënisë s’kishte pasur problem dhe e kishte kaluar lehtë, por nuk e kishte ditur që do t’i jepte jetë një fëmije kaq të madh.

2

lajme të ngjashme