Kjo është artistja hungareze që llogaritet si “mbretëresha e dekorimit të vezëve” (VIDEO) NULL NULL 29.03.2021 10:16 29.03.2021 10:16 Artistja Zsigo e cila në vendin e saj të lindjes, Hungari llogaritet si “mbretëresha e dekorimit të vezëve”, thotë se vezët padyshim që nuk janë vetëm për t`i ngrënë. “Veza është një simbol universal që është i pranishëm në pothuajse çdo kulturë në botë. Ndërsa interpretimi në vetvete mund të jetë i ndryshëm, në shumë kultura, njerëzit besojnë se Toka ka lindur nga një vezë”, thotë ajo për AP, transmeton Klan Kosova. Dekorimi i vezëve të Pashkëve është një traditë e njohur në të gjithë botën. Sipas legjendës, “këpucëzimi” i vezëve u shpik për herë të parë nga farkëtarët e fshatrave të cilët dëshironin të provonin aftësitë e tyre duke dekoruar një vezë me patkua miniaturë. Ajo u bë një traditë e Evropës Lindore, por tani është në rënie për shkak të numrit në rënie të kovaçëve. Tani është e kufizuar kryesisht në punëtoritë e arteve dhe zanateve ose panaireve të zanateve. Zsigo e sheh vezën si një formë natyrale, dhe vezët e zbukuruara si krijime të përbashkëta midis njerëzve dhe natyrës. “Veza në vetvete është një formë natyrale, por unë lë shenjën time në krijimet e mia. Një vezë e zbukuruar është një produkt kolektiv i traditave njerëzore, dhe atyre të natyrës dhe paraardhësve tanë,” thotë ajo. Zsigo përdor pothuajse 30 teknika të ndryshme dekorimi, ajo ka shkruar dy libra në lidhje me artin e dekorimit të vezëve. Artistja thotë se ajo me siguri ka zbukuruar mijëra vezë, kryesisht që ia ka shitur hungarëzve ose turistëve. Për të, veza simbolizon fillimin e jetës dhe universit, të cilit sipas saj i jepet një rol edhe më i madh në Pashkë, për shkak të dekorimit të saj, transmeton Klan Kosova.