Kishte planifikuar të votonte në 11:30, por Peci e kreu më herët NULL NULL 09.11.2025 11:41 09.11.2025 11:41 Kandidati i LVV-së Faton Peci, e ka kryer votimin. Ndonëse ishte planifikuar që ai të votonte në orën 11:30, ai këtë e bëri më herët. Para tij, obligimin qytetar e kreu edhe kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri. Mitrovica e Jugut, është komuna e cila ka marrë thuajse vëmendjen kryesore gjatë këtyre zgjedhjeve. Gazetari Flamur Gajtani, raporton se fillimisht votimi i Faton Pecit ishte aranzhuar në ora 10:00, por për arsye teknik votimi u shtye. “Arsyeja se pse u shtye votimi është se z. Peci e ka pasur letërnjoftimin në Prishtinë dhe për këtë arsye ishte dashur që të shkonte në Prishtinë e ta merrte letërnjoftimin e të kthehej për të votuar”, u shpreh Gajtani.