Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kipruto i Kenias fiton garën i zbathur

NULL NULL
31.08.2018 20:48

Vrapuesi nga Kenia, Conseslus Kipruto, humbi njërën atlete kur ishte duke vrapuar për të fituar garën  3000 metërshe në Diamond Ligën në Zvicër.

Gjatë një kthese atij iu zbath atletja e majtë por nuk e ndali vrapin.

“Kjo ishte rrëmujë, por më motivonte të luftoj aq shumë sa munda, kështu që gara shkoi mirë” tha ai.

Kipruto është kampioni i radhës i Olimpiadës dhe i Botërorit.

Më vonë ai bëri edhe një post në Tweeter ku shkroi: “Ishte e vështirë dhe e dhimbshme të vrapojë pa njërën atlete, por unë kisha një shpirt të fortë për të mos u dorëzuar, turma ishte e mahnitshme dhe un vazhdova deri te fitorja”

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme