Kino ABC: Premiera e filmit “Personazhi I” NULL NULL 28.10.2015 14:44 28.10.2015 14:44 Në Kinemanë ABC u promovua filmi i metrazhit të shkurtër “Personazhi I” i regjisorit dhe aktorit Naim Berisha. Ky film rrëfen për aksidentet që ndodhin në komunikacion dhe paraqet gjendjen shpirtërore të vozitësit që shkakton aksidentin, njofton Klan Kosova. Ky film u bën thirrje vozitësve për të pasur përkujdesje gjatë vozitjes, ngase një gabim i vogël në komunikacion mund të shkaktoj humbjen e një jete. Në këtë film luajnë Naim Berisha, Afrim Kasapolli, Perparim Namani, Kastriot Berisha, Artan Morina, Rrustem Elezi, Xhevdet Kryeziu, Shyhrete Ahmetgjekaj, Arta Morina, Elisa Morina, Dj Fantos, Dona Katanolli, Dona Kadolli, Granit Kadolli, Andi Namani dhe Alban Gashi.