Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kinës i ndalohet transmetimi i Eurovisionit

NULL NULL
11.05.2018 10:22

Transmetuesi Evropian (EBU) i ka ndaluar njërit prej televizioneve më të shikuara në Kinë transmetimin e garës së këngës Eurovision, kjo pasi kishte censuruar elemente të LGBT-së në këtë garë.

Mango TV është kritikuar në media për mbulimin e flamurit ylber dhe censurimit të tatuazheve gjatë gjysmëfinales në ditën e martë.

Gjithashtu ky televizion nuk kishte transmetuar performancat e garuesve nga Irlanda dhe Shqipëria.
Nga EBU kanë deklaruar se censura nuk përfaqëson vlerat e saj të diversitetit.

“Me keqardhje ju njoftojmë se do të ndërpresim menjëherë partneritetin me transmetuesin në Kinë, dhe do t’ju ndalojmë transmetimin e gjysmëfinales së dytë dhe të finales së madhe ” është thënë në deklaratën e EBU.

lajme të ngjashme