Kinë: Human Rights Watch akuzon Pekinin për mbylljen dhe shkatërrimin e xhamive NULL NULL 22.11.2023 08:29 22.11.2023 08:29 Kina po mbyll, shkatërron dhe ripërdorë xhamitë, ka pretenduar Human Rights Watch (HRW) në një raport të ri, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Goditja është pjesë e një “përpjekjeje sistematike” për të frenuar praktikën e Islamit në Kinë, tha HRW. Ka rreth 20 milionë myslimanë në Kinë, shtet që është zyrtarisht ateist, por thonë se lejon lirinë fetare. Vëzhguesit, megjithatë, thonë se ka pasur një goditje në rritje ndaj fesë së organizuar në vitet e fundit – me Pekinin që kërkon kontroll më të madh. “Mbyllja, shkatërrimi dhe ripërdorimi i xhamive nga qeveria kineze është pjesë e një përpjekjeje sistematike për të frenuar praktikën e islamit në Kinë”, tha për BBC Maya Wang, drejtoreshë në detyrë e Kinës në Human Rights Watch. Raportimi vjen pas provave në rritje të abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut kundër myslimanëve ujgurë në rajonin veriperëndimor Xinjiang të Kinës. Pekini mohon akuzat për abuzim. Shumica e myslimanëve të Kinës jetojnë në veriperëndim të vendit, i cili përfshin Xinjiang, Qinghai, Gansu dhe Ningxia. Në fshatin me shumicë myslimane të Liaoqiao në rajonin autonom të Ningxias, tre nga gjashtë xhamitë janë zhveshur nga kupolat dhe minaret e tyre, sipas HRW. Pjesa tjetër u janë shkatërruar sallat kryesore të lutjeve. Pamjet satelitore të marra nga HRW treguan një kube të rrumbullakët në një xhami në fshatin Liaoqiao duke u zëvendësuar nga një faltore e stilit kinez diku midis tetorit 2018 dhe janarit 2020. Rreth 1,300 xhami në Ningxia janë mbyllur ose konvertuar që nga viti 2020, tha për BBC Hannah Theaker, një studiuese për myslimanët kinezë. Ky numër përfaqëson një të tretën e totalit të xhamive në rajon.