Kina s’e dënon agresionin rus, por thotë se imazhet e vdekjeve të civilëve janë shqetësuese NULL NULL 06.04.2022 14:55 06.04.2022 14:55 Deri tani, qeveria kineze ka refuzuar që të dënojë pushtimin rus të Ukrainës. Ndoshta çuditërisht duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta midis Xi Jinping dhe Vladimir Putin, kjo nuk ka ndryshuar as pas imazheve dhe raportimeve për vdekjen masive të civilëve në qytetin ukrainas Bucha. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha se raportimet ishin “thellësisht shqetësuese”, por “e vërteta dhe shkaku i incidentit duhet të verifikohen”. “Të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të shmangin akuzat e pabaza përpara se të nxirret përfundimi i hetimeve”, tha ai, duke refuzuar që ta gjejë fajtorin. Kina ka refuzuar të kritikojë Rusinë, por tha se mbështet përfundimin e konfliktit dhe ofrimin e ndihmës për civilët. Mediat e kontrolluara nga shteti kinez kanë krijuar një narrative kryesisht pro-Moskës, e cila ka përfshirë përsëritjen e dezinformatave ruse. Por ka disa shenja se kinezët janë të ndarë në mendimet e tyre. Hashtag-u “Kina thotë se vdekjet në Bucha duhen të hetohen tërësisht” ka qenë trend në median sociale kineze Weibo dhe disa përdorues të mediave sociale kanë kërkuar që Rusia të mbajë përgjegjësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vëllai i Liridona Ademajt: Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet 1 minutë më parë
Kosova Vrasja e Liridona Ademajt: Të dyshuarit Plava dhe Kokalla, mbrohen në heshtje 14 minuta më parë
Kosova Osmani në Emiratet Arabe, flet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës 20 minuta më parë