Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 në tre muaj NULL NULL 29.07.2020 11:49 29.07.2020 11:49 Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës ka publikuar të dhënat e fundit të koronavirusit për vendin. Ajo ka raportuar 101 raste të reja – nga 68 më parë – shifër më e lartë që nga mesi i prillit. Nga rastet e reja, 89 u regjistruan në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang, ku po bëhet testimi në masë, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova.