Kina provon të kontrollojë robotët me anë të trurit NULL NULL 12.08.2015 22:09 12.08.2015 22:09 E ardhmja e luftrave do të jenë ushtritë e robotëve që kontrollohen nga truri i njeriut. Kina po stërvit studentët e akademisë ushtarake me disa pajisje që interpretojnë veprimtarinë e trurit dhe e lejojnë njeriun të kontrollojë makineritë. Në një demonstrim në Universitetin e Zhengzhout, studentët përdorën pajisjen që vihet në kokë për t’i ndryshuar drejtimin robotëve. Përveç robotëve, në laboratorin e këtij universiteti po zhvillohen edhe dronë që do të mund të kontrollohen me mendje./TCh