Kina ka vaksinuar mjekët kundër COVID-19 që nga korriku NULL NULL 24.08.2020 15:51 24.08.2020 15:51 Autoritetet kineze e kanë përdorur një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit në njerëzit që punojnë në profesione “me rrezik të lartë” që nga muaji korrik. Sipas CNN, e njëjta vaksinë është përdorur edhe në profesionistë mjekësorë dhe inspektorë të kufirit, transmeton Klan Kosova. Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës së Zhvillimit të Shkencës dhe Teknologjisë së Komisionit Kombëtar të Shëndetit, ka thënë se vaksina është miratuar për përdorim më 22 korrik. klankosova.tv