Kikboksieri nga Kosova shpallet kampion i Evropës NULL NULL 09.06.2024 20:22 09.06.2024 20:22 Kikboksieri nga Kosova shpallet kampion i Evropës Kadri Murseli, është kikboksieri nga Kosova i cili e ka ‘rrëmbyer’ titullin e Evropës. Murseli triumfoi në turneun “Phoenix Boxing Only”, që është mbajtur në Saint Julien të Francës. Kiksboksieri kosovar e mposhti luftëtarin, katër herë kampionin maroken, Tarik Azraf, të cilin e nokautoi në raundin e dytë. Kadri Murseli, në kiksboksin profesional i ka zhvilluar 45 meçe. Ndërkaq në kategorinë amatore ai i ka mbi 180 luftëra/Klankosova.tv