Ketrat shkaktojnë kaos në bordin e trenit në Angli NULL NULL 20.09.2024 19:26 20.09.2024 19:26 Një tren që kishte destination Aeroportin Gatwick në Britaninë e Madhe u anulua kur dy ketra hynë brenda duke shkaktuar kaos për pasagjerët. Treni nga Reading në Gatwick u devijua për shkak të ketrave, të cilat nuk largoheshin. Pasi pasagjerët u evakuuan në vagonë të tjerë, një punonjës i rrjetit të hekurudhave përpiqej të joshte kafshët me ushqim në një ndalesë në Redhill. Pavarësisht përpjekjeve, një nga ketrat refuzoi të largohej, duke detyruar trenin të kthehej sërish në Reading. Një zëdhënës i Great Western Railway konfirmoi incidentin, duke e quajtur këtë një “histori të çuditshme” dhe një ndodhi të pazakontë në hekurudhat britanike.