Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto mund të jenë dy largimet e radhës nga Peja?

NULL NULL
28.11.2023 16:18

Kampionia aktuale e Kosovës, Peja në ditët e fundit po ballafaqohet me disa ndryshime në skuadër.

Nga ekipi dje është larguar basketbollisti amerikan, Jacob Calloway e ditë më parë ekipin e kishte lënë edhe fundori i natyralizuar amerikan, Malcolm Armstead.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Calloway e Armstead mund të mos jenë largimet e vetme nga kampi verdhezi, jo zyrtarisht AsistiOnline.com ka mësuar se nga skuadra e Pejës gjatë ditëve në vijim mund të largohen edhe dy basketbollistët amerikanë, Tervell Beck e ndoshta edhe Jay Chandler.

Burimet kanë bërë me dije se ndryshimet po ndodhin shkaku i eliminimit të Pejës nga garat evropiane.

lajme të ngjashme