Këto janë zhvillimet më të reja për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani NULL NULL 21.12.2024 15:05 21.12.2024 15:05 Këto janë zhvillimet më të reja për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani Këtë mëngjes, kancelari gjerman Olaf Scholz, së bashku me Reiner Haseloff, kryeministrin e shtetit të Saksoni-Anhalt, kanë vizituar tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku ka ndodhur sulmi i djeshëm. Një psikiatër 50-vjeçar i Arabisë Saudite është arrestuar pas sulmit, ai është mjek me profesion dhe është duke jetuar në Gjermani për më shumë se 20 dekada. Numri i të vdekurve është rritur në pesë, me afro 40 të tjerë të plagosur rëndë, numri i të lënduarve në përgjithësi është mbi 200. Scholz zotohet të hetojë incidentin dhe thotë se sulmuesi duhet të ndëshkohet Ministrja e Brendshme gjermane e konfirmoi se sulmuesi kishte pikëpamje “islamofobike”. Udhëheqësit evropianë kanë folur në solidaritet me Gjermaninë, duke përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Ndërkohë, qindra njerëz ka vendosur lule në vendin e sulmit për të nderuar viktimat e sulmit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.