Këto janë trendet për vjeshtën 2016 NULL NULL 06.10.2016 20:30 06.10.2016 20:30 Sipas disave, idealja është mos të përdoren më tepër se 3 ngjyra në një veshje dhe, pavarësisht se nuk ka asnjë bazë shkencore, shumë e ndjekin këtë këshillë. Por, këtë vjeshtë, gjërat thjeshtohen pasi ka ardhur radha e stilit monotonal. Nuk është e nevojshme të jetë patjetër e njëjta ngjyrë, por tonalitete të së njëjtës ngjyrë në pjesë të ndryshme të veshjes. Tonet neutro janë më të kërkuarit, qoftë gri, bezhë apo ngjyrat e tokës. E vetmja thyerje që lejohet është ajo nga aksesorët. Pranohen që nga e gjithë veshja me të njëjtën ngjyrë ose përdorimi i gjithë tonaliteteve. Mjafton që ngjyra të jetë vetëm një. Mund të rrisim pak shkallën e vështirësisë me ngjyrën e gjelbër dhe gri, ngjyra shumë vjeshtore. Një tjetër ngjyrë shumë vjeshtore është ajo oker. Sa më shumë rritet intensiteti i ngjyrave, aq më i guximshëm bëhet kombinimi. Ndërkohë që zgjedhja më e thjeshtë është klasikja e tëra e zezë.