Këto janë ndeshjet e Europa League dhe Conference League që transmetohen sot në Artmotion NULL NULL 12.12.2024 14:43 12.12.2024 14:43 Këtë të enjte Artmotion ju sjell magjinë e ndeshjeve të Europa League dhe Conference League. Ndeshja e parë që do të transmetohet në kanalet sportive të Artmotion do të jetë ajo mes Astanas dhe Chelseat, që do të nisë nga ora 16:30 dhe të jetë live në Sport 1 nën komentimin e Andin Lokajt. Nga ora 18:45, Viktoria Plzeni do ta pres Manchester Unitedin, ndeshje kjo që do të transmetohet live në Sport 1 e që do të komentohet nga Lirim Peci. Po ashtu, nga ora 18:45 do të transmetohet edhe ndeshja Malmo – Galatasaray, që do të transmetohet në Sport 2, njofton Klankosova.tv. Nga ora 19:00 në Artmotion do të transmetohet edhe dy ndeshje basketbollistike në kuadër të Kupës së Kosovës, ku në Sport 3 do të transmetohet ndeshja Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, që do të jetë nën komentimin e Agon Fehmiut, ndërsa në Sport 4 do të transmetohet ndeshja Bashkimi – Bora, nën komentimin e Ulpiana Emrës. Kurse, nga ora 21:00 do të transmetohet tri ndeshje të Europa League në Artmotion, ku në Sport 1 do të jetë ndeshja Rangers – Tottenham, nën komentimin e Arlind Sadikut, kurse në Sport 2 do të jetë ndeshja Bogo/Glimt – Besiktas, e në RTK do të jetë ndeshja Ajax – Lazio. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days